Pas 33 vitesh, kryetari i sindikatës së Uzinës së prodhimit të armëve Poliçan shkarkohet nga puna

721
Abedin Çela, Kryetar i Sindikatës së uzinës së prodhimit të armëve dhe municioneve në Poliçan, është shkarkuar nga puna. Pasi ka konsumuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet me drejtuesit e uzinës, Çela iu drejtua gazetës “Telegraf” për të bërë denoncim publik. Ai tha se prej gjashtë ditësh është i papunë, ndërsa ende nuk ka mësuar motivacionin. “Punoj specialist prodhimi fishekësh në uzinë. Jam hequr nga puna pas asnjë motiv. Nuk e mora vesh se pse ndalova nga puna. Unë jam kryetar u sindikatës në këtë uzinë dhe ligji e parashikon që kryetari i sindikatës ikën i fundit nga puna. Prej tre vjetësh jam zgjedhur kryetar sindikate nga punonjësit e uzinës. Ne paguhemi nga shteti edhe pse unë jam kryetar. Mbledhjet i bëjmë në Tiranë. Pushimin nga puna ma komunikojë drejtori Erjon Zylyftari. Pas këtij veprimi shkova dhe i kërkova librezën, por nuk ma dha. Nuk e di pse e bëri këtë veprim, por ma preu shkurt se nuk do të më jepte shpjegime. Në uzinë kemi qenë 87 punonjës dhe sot janë 26 punonjës. Në mes të tyre unë jam specialist prodhimi, por tani i pushuar. Kam vendosur të bëjë padi për pushim të padrejtë nga puna me qëllim që të kërkojë të drejtat e mia. Edhe para tre vitesh më pushuan, shkova në gjykatë dhe më pas u riktheva në detyrë.”, deklaroi për Telegraf Abedin Çela, i shkarkuar nga puna.
Sigal