Pas 10 vitesh, pensionet e shtetarëve të lartë bëhen 1.8 deri në 2.1 milion lekë

158
Ligji i ri për pensionet e shtetarëve shqiptarë, ka një përmbajtje të tillë, që u siguron atyre pensione të larta, kur ata të dalin në pension. Fakti që shtetarët tanë nuk largohen nga funksionet që kanë zaptuar me gjoja “vota popullore” e për “meritë profesionale” as kur mbushin moshën ligjore të pensionit, krijon mundësinë që pensionet e tyre të arrijnë kuota shumë të larta. Madje edhe më të larta se sa ata, sot kanë pagat mujore. Në këtë kategori nëpunësish hyjnë shumë funksione të larta shtetërore, të cilët trajtohen me pensione milionëshe. Ligji i ri që përcakton masën e përfitimit të pensioneve vetëm për shtetarët, nuk ka kufizim kohor. Sot, me pagat që kanë dhe vitet e shërbimit që kanë kryer në funksione të larta, afro 35% e shtetarëve shqiptarë përfitojnë pensione që arrijnë tek 1 milionë lekë, madje disa edhe pensione nga 1.3-1.5 milionë lekë! Nëse psh, presidenti Bujar Nishani ndërpret detyrën sot, përfiton një pension mujor në vlerën 154 mijë e 200 lekë të reja. Nëse kryeministri Edi Rama e ndërpret funksionin sot, përfiton pension në vlerën 77 mijë lekë të reja, ndërsa ish-kryeministri Berisha përfiton pension në vlerën 121 mijë lekë të reja. Pension të lartë përfitojnë edhe ata që nuk janë aktualisht në funksione shtetërore, madje edhe ata që i kanë lënë këto funksione që prej vitit 1992. Psh., ish-kryeministri Fatos Nano, nëse del sot në pension, ligjërisht përfiton pension në vlerën 160 mijë lekë të reja, por në rastin konkret, duke qenë se nuk është në funksione, ky pension i caktohet në vlerën 106 mijë lekë të reja. Po kështu edhe ish-presdientët Rexhep Mejdani, Bamir Topi e Alfred Moisiu, të cilët për shkak të funksioneve që kanë pasur, përfitojnw pensione në vlerën 111- deri në 123 mijë lekë të reja! Grupi i parë i shtetarwve që përfitojnë pensione pleqërie mbi 1 milionë janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputetët, Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Avokati i Popullit, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Këta përfitojnë për çdo vit masë më të madhe se grupi tjetër i përfituesve që janë shtetarë në funksione poshtë të parëve. Llogaritja e përfitimit bëhet në bazë të funksionit të zyrtarit dhe të viteve të punës, deri sa ata të dalin në pension për efekt moshe ose pension invaliditetit, ose ndërprerje funksioni shtetëror. Dje, gazeta “Telegraf” pasqyori me llogaritje të sakta masën e pensioneve që përfitojnë sot shtetarët. Po sa u shkon vlera e pensionit pas 10-15 vitesh, kur mund të ketë rritje pagash të tyre? Llogaria e bërë rezulton se shtetarët, me ligjin që kanë aprovuar vetë për pensionet e tyre, do të kenë pensione që u afrohen pagave që ata kanë sot.
Me ligjin e ri/ Ja sa mund ta kenë pensionin disa shtetarë, pas 10 vitesh
1. Presidenti: 2.1 milionë lekë në muaj
2. Kryeministri: 1.7 milionë lekë në muaj 
3. Kryet. Kuvendit: 1.8 milionë lekë në muaj
4. Zv/kryeministri: 1.4 milionë lekë në muaj
5. Deputeti: 1.3 milionë lekë në muaj
6. Ministri: 1.3 milionë lekë në muaj
7. Ambasadori: 1.2 milionë lekë në muaj
8. Prefekti: 1.1 milionë lekë në muaj
9. Kryetari Qarkut: 1.1 milionë lekë në muaj
10. K/Gjykatës Kushtet: 1.5 milionë lekë në muaj
11. K/Gjykatës së Lartë: 1.4 milionë lekë në muaj
12. Prokurori Përgj: 1.5 milionë lekë në muaj
13. Kryetari i KLSH: 1.4 milionë lekë në muaj
14. Kryetari i SHISH: 1.6 milionë lekë në muaj
15. Anëtari KQZ: 1.1 milionë lekë në muaj
16. Avokati i Popullit: 1.2 milionë lekë në muaj
17. Kreu i ILDKPKI: 1.4 milionë lekë në muaj
18. K/Ak. Shkencave: 1.2 milionë lekë në muaj
19. Guvernator i Bankës: 1.8 milionë lekë në muaj
20. Drejtori i RTVSH: 1.2 milionë lekë në muaj
21. Drejtor i ATSH: 1 milionë lekë në muaj
22. Avokati i Shtetit: 1.1 milionë lekë në muaj
23. Rektori U.Tiranës: 1.4 milionë lekë në muaj
————————————————————- 
Sipas ligjit aktual/ Ja sa mund ta kenë pensionin disa punonjës shteti, pas 10 vitesh
1. Punonjësit e Policisë: 32 mijë e 500 lekë të reja në muaj
2. Ushtarakët/Mbrojtja: 31 mijë e 400 lekë të reja në muaj
3. Nëpunësit e mesëm: 29 mijë 200 lekë të reja në muaj
4. Mësuesit e shkollave: 29 mijë e 800 lekë të reja në muaj
5. Infermierët: 28 mijë e 854 lekë të reja në muaj
6. Minatorët: 30 mijë e 780 lekë të reja në muaj
7. Edukatoret e çerdhes: 27 mijë e 980 lekë të reja në muaj
8. Edukatoret e kopshtit: 28 mijë 600 lekë të reja në muaj
9. Sanitaret: 22 mijë e 300 lekë të reja në muaj
10. Rojet: 21 mijë e 500 lekë të reja në muaj
11. Pensioni minimal: 18 mijë e 350 lekë të reja në muaj
12. Invalidët e PAK: 15 mijë e 300 lekë të reja në muaj.
13. Invalidët të verbër: 15 mijë e 300 lekë të reja në muaj
14. Invalidët Paraplegjikë: 15 mijë e 300 lekë të reja në muaj.
15. Invalidët Tetraplegjikë: 15 mijë e 300 lekë të reja në muaj.
16. Pensioni në fshat: 17 mijë e 400 lekë të reaj në muaj
Ja një fakt nga “tranazhi” 23 vjeçar i shtetarëve, me pensionet e ish-ushtarakëve
Ushtarakë në rezervë, të cilët nuk kanë plotësuar moshën e caktuar prej shtetit për daljen në pension me rritjen e re që iu bë moshës për femrat dhe meshkujt, kanë 23 vite që ndeshen me shtetin për të stabilizuar dhe caktuar pensione reale, me vlerë financiare që të mbijetojnë e jo me pensione lëmoshë. Ndërsa pensionet e tyre i rritin me ligj të veçantë, shtetarët tallen me pensionet e ushtarakëve. Flasim me argumente: Akti normativ për pensionet e ushtarakëve, ka përmban akte të kundërligjshme dhe ndryshime në masën e pensionit të parakohshëm, që cënon dhe shkel Statusin e Ushtarakut. Së pari, me Aktin Normativ Nr. 5, datë 10.11.2010 të Këshillit të Ministrave, ndryshoi skema e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Nga 50% e pagës referuese (mujore) të çastit të lindjes të së drejtës për 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar 2% për çdo vit mbi 12 e 15 vjet, që garanton statusi i ushtarakut në nenin 35, masa u zvogëlua në 1.5% të pagës mesatare neto referuese, të totalit të vjetërsisë së shërbimit. Së dyti, nga ky ndryshim, masa e pensionit nga data 01. 07. 2009 u zvogëlua me 50% për rreth 82% të ish-ushtarakëve përfitues dhe u caktua sa një pension minimal ose barza me 14 mijë e 350 lekë të reja në muaj. Së treti, Normativ Nr. 5, datë 10.11.2010 të Këshillit të Ministrave, 79% e ish ushtarakëve që u ndalet pensioni sipas masës së përpara kësaj date e këtij akti normativ, rezultojnë debitorë në shtet, që prej datës 01.07.2009, të detyruara për të kthyer në llogarinë e shtetit nga 150-deri 400 mijë lekë të reja. Ky vendim është në kundërshtim me nenin 52/2 të Kushtetutës dhe me Vendimin Nr. 9/2007, Nr. 33/2010 dhe Nr. 2/2013 të Gjykatës Kushtetuese. Neni 52/1 i Kushtetutës, detyron shtetin, që në rast papunësie të padëshiruar, dhe pamundësisë për një jetesë nga humbja e profesionit të jap ndihmë në kushtet e përcaktuara me ligj. Në këtë rast është shkelur ligji “Për Statusin e ushtarakut”, konkretisht neni 35, pika 1 e këtij statusi, si dhe të 3 vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndalojnë uljen e masës së pensionit të fituar me statusin e 3 korrikut 1991 dhe të 23 marsit 2004. Por ja që shtetarët, nuk e kanë mendjen as tek pagat e as tek pensionet e popullit të lëna lëmoshë sa për “1 javë bukë thatë”, por tek pagat dhe pensionet e tyre, të cilat së bashku me dietat e shpërblime shtesë, i kanë rritur në 3 milionë lekë në muaj.