Partia Socialiste nuk di të ndalet, shkon në 11 numri i bashkive ku dyshohet se u manipuluan votat

599
Sigal

Duket se partia Sociliste nuk di të ndalet.

Thuajse në të gjitha Bashkitë ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave, shifrat e publikuara nuk përputhen aspak me ato se çfarë ka deklaruar KQZ.

Bashkia e Vorës

Edhe pse këtu diferenca është e vogël, sërish votat e mbushura e tejkalojnë parashikimet e KQZ.

Image

Në Bashkinë e Vorës kanë marrë pjesë 6120 votues sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje në orën 22:00 nga KQZ-ja.

Në përfundim të numërimit të kutive të votimit, Agim Kajmaku biznesmeni i luleve ka marrë 6208 vota, ose thënë ndryshe 88 vota më shumë se votues.

Image

Bashkia e Selenicës

Bashkia e Selenicës është e dhjeta që është zbuluar se votat e hedhura në kuti janë më shumë se votues.

Image

Në Selenisë në kuti janë gjetur 6293 vota.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje në këtë bashki kanë votuar 6200 qytetarë.

Në këtë bashki janë gjetur 93 vota më shumë se votues.

Image

Bashkia e Memaliajt

Skandali i radh vjen nga Bashkia e Memaliajt. Në këtë këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i Edi Ramës.

Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.

Image

Kështu në bashkinë e Memaliajt kanë marrë pjesë 4150 votues.

Por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.

Image

 

Bashkia Bulqizë

Bashkia e Bulqizës ku fituar kandidati i PS-së, Lefter Alla janë mbushur kutitë.

Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i votave në 55 kutitë.

Image

Por edhe në këtë bashki kanë konkurruar dy kandidatë, Lefter Alla nga PS dhe Ilir Balla nga Bindja e Patozit.

Lefter Alla i PS-së ka marrë 7529 vota, ndërsa kandidati i Bindjes 543 vota.

Të dy bashkë kanë marrë 8072 vota, ose thënë ndryshe 572 vota më shumë se sa kanë votuar qytetarët, shifër që është 7500.

Image