Parkim me SMS, si të shmangësh policin bashkiak në kryeqytet

577
Vendparkimet me pagesë të bashkisë kanë bërë të mundur që gjithkush të mund të parkojë në çdo rrugë të kryeqytetit.
Përveç inspektorëve të bashkisë që kundrejt një pagese 100 lekëshe të pajisin me biletë që lejon qëndrimin për një orë, tani vendparkimin mund ta paguash direkt nga telefoni me një SMS.
Bashkia e Tiranës ka kontratë me të gjithë operatorët e telefonisë celulare në vend dhe për numrat me kontratë pagesa prej 100 lekë i bashkëngjitet faturës mujore. Për abonentët e thjeshtë u zbritet menjëherë nga krediti që kanë në telefon.
“Ne jemi pajisur me tabletë dhe fusim targën e automjetit në sistem për të parë nëse ka paguar”, shprehet një inspektor.
Por ndryshe kur pagesën e bën në dorë kundrejt biletës, pagesa me SMS funksion për një orë edhe nëse ndërron vendparkimin dhe shkon në një tjetër rrugë.
Ndërkohë që orari i parkimit është duke përfunduar, kompania celulare të rikujton 10 minuta para afatit dhe në këtë rast, me një tjetër SMS mund ta zgjasësh kohën e qëndrimit edhe për një orë tjetër, kundrejt një tjetër pagese prej 100 lekësh. 
Sigal