“Paratë ose grevë urie” banorët në Shkodër kundër ‘By Pass’-it

703
Banorët e zonës që preken nga ndërtimi i ‘By Pass’-it kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet në masën e premtuar. 
Ata shprehen se janë mashtruar dhe nuk kanë marrë atë që u takon.
“Ende nuk kemi marrë paratë për shpronësimet” shprehen ndër të tjera ata. Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën dhe madje do të futen në grevë urie nëse çështja e tyre nuk do të zgjidhet sa më shpejt nga institucionet.
Por përpos cështjes së dëmshpërblimeve, ata akuzojnë se nuk është planifikuar asnjë rrugë dytësore duke i lënë të izoluar. “Investimi po shkakton probleme pasi nuk shkojmë dot tek tokat tona. Janë më shumë se 40 familje që vuajnë nga ky investim”.
Administratori i njësisë Rrethina Vlash Pjetri deklaroi se “Nëse nuk ka zgjidhje deri në fund të javës bllokojmë punimet”. Kjo është e disata protestë e banorëve të qytetit të Shkodrës.
Sigal