Parashikimi, javë e acarta me temperatura nga -7 gradë në…

800
Moti i keq, me shira dhe koha e vrenjtur duket se kanë ikur bashkë me fundjavën që lamë pas.
Sipas meteorologëve temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta, karakteristikë për sezonin e dimrit.
Sa i takon parashikimit për këtë javë, Meteoalb thotë se do të jetë kryesisht e kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave.
Madje, në zonat malore temperaturat e mëngjesit do të zbresin në -7°c, por shumë pranë vlerës zero, në ultësirën perëndimore.
Temperatura të tilla të ulëta do shtojnë rrezikun që vjen nga akulli në rrugë, prandaj kërkohet kujdes.
Sigal