Parashikimi i motit të hënë e të martë, 20 – 21 janar

674
Sigal

Gadishull i Ballkanit vazhdon të jetë në ifluencën presonit të lartë atmosferiki i cili do të kushtëzojë  në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.

E hënë, 20 janar 2020

Fillimi i javës dt 20 janar 2020 moti do të rikthehet stabiliteti, pra moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Zona veriliddore dhe juglindore do të prani të mjegullës së dendur. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/5°C

Zonat e ulëta  5/15°C

Zonat bregdetare 7/16°C

E hënë, 20 janar 2020

Kosova për ditën e hënë, 20 janar 2020 moti do të jetë me vranësira, prani të mjegullës dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 4°C gradë Celcius në mesditë.

E martë, 21 janar 2020

E martë, 21 Janar 2020 moti do të jetë me diell në ultësirën Perëndimore, dhe prani të fenomenit të mjegullës në lindje juglindje. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -6/3°C

Zonat e ulëta  -1/14°C

Zonat bregdetare 4/15°C