Sigal

Temperaturat e larta dhe moti pa shi do të vazhdojë edhe gjatë pasdites dhe nesër.

Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet rrezikohet në disa zona të izoluara.

Ndërkaq gjatë ditës së nesërme mund të ketë rrezik zjarresh.

Parashikimi i motit për sot pasdite e nesër:

Reshjet  

Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 34 °C

në vendet malore: 16 / 30 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Rreziku i zjarreve

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel ‘i moderuar’ i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Image