Sigal

Parashikimi imotit, gjatë fundjavës do të dominojnë kthjellimet në të gjithë territorin në pjesën më të madhe të orëve, por vranësirat paraqiten kalimtare, parashikon Meteoalb.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta gjatë natës dhe orët e para të ditës, por mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta.

Maksimumi në zonat malore varion nga 16 – 20°C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, pritet që maksimumi termik të ngjitet mbi 25°C.