Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Shqipëri

869

Instituti i Gjeoshkendave, Energjisë, Ujit dhe Mineraleve parashikon se java e ardhshme do të vijojë të sjellë në territorin shqiptar reshje shiu.

Sigal

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në zonat malore, ndërsa temperatura do të jetë konstante. Në darkë pritet që rënie e termometrit të shënojë një deri në dy gradë më pak.

IGJEUM:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

——————————————

RESHJET


Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 12

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -2 / 6 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.