Sigal

Duket se koha do të vazhdojë të jetë e përshtatshme për pushime.

Edhe pse shumica i kanë mbyllur ditët e pushimeve, moti do të vazhdojë të jetë i mbarë.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dielli do të vazhdojë të jetë prezent në Shqipëri.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28 °C

Era

Sot pasdite  dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku pothuajse në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel ‘i moderuar’, rreziku më i lartë pritet të jetë në qarqet Shkodër, Kukës dhe Fier.

Image