Parashikimi i motit për ditën e sotme 06 mars 2019

458
Sigal

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë orët e para të ditës.

Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët, por vranësira të shpeshta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.