Parashikimi i motit, lajme të mira e temperatura të larta për ditën e sotme

657
Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent gjatë javës mbi vendin tonë, duke favorizuar kushte për një mot relativisht të kthjellët dhe me temperatura mbi 20 gradë celsius.
Një situatë e tillë me kthjellime do vazhdojë edhe sot, ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin reshje shiu të karakterit lokal.
Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.
Sigal