Parariti: Veza shqiptare për herë të parë në Greqi, tashmë rradha e Gjermanisë

62
Shqipëria për herë të parë ka eksportuar këtë vitë vezë në Greqi, ndërsa vitin e ardhshëm do të eksportojë edhe në Gjermani. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë një konference për shtyp. Panariti tha se është rritur eksporti në krahasim me një vit më parë. Sipas tij, Shqipëria, në 6 mujorin e parë të këtij viti eksporti bujqësor ka kapur shifrën e 4.4 miliardë lekëve, krahasuar me 6 mujorin e një viti më parë, me 2.9 miliardë lekë.
Panariti tha se hov më të madh ka patur prodhimi i perimeve, ku janë eksportuar 2.1 miliardë lekë, e përkthyer kjo në 44 mijë ton perime, krahasuar me 27 mijë ton të një viti më parë. Po ashtu, Ministri i Bujqësisë shtoi se është rritur me 40% prodhimi i drithërave, ndërsa një rritje të jashtëzakonshme ka patur edhe prodhimi i rrushit.
Pas takimit që Panariti zhvilloi më herët me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, ministri tha se BE ka akorduar për bujqësinë një fond prej 71 mln lekë, ku 13 prej tij do të jenë grante për fermerët.
Sa i përket reformës në veterinari, Panariti u shpreh se ajo do të krijojë bazën institucionale për sigurinë ushqimore .