Parandalohet vrasja në Durrës, si nisi sherri me thika

472
Sigal

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një person dhe shpalli në kërkim një tjetër, për plagosje me dashje.

N. M., 55 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.

Njoftim/ Durrës

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta. Sekuestrohet një thikë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për plagosje me dashje.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: N. M., 55 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.