Parandalohet tragjedia në Bulqizë, vëllezërit zihen me thika për pronën

585
Një sherr për motive pronësie mes vëllezërve për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy vëllezër dhe nipi janë konfrontuar për shkaqe pronësie në Ostern të Madh të Bulqizës.
Sipas policisë 43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllain e tij, shtetasin me inicialet F.T., 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.
Hiqmet Tola ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë që ka shmangur një tragjedinë, duke vënë në pranga 43 vjeçarin.
Të plagosurit atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.
Sigal