Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale brenda familjes në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

676
Sigal

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin:  A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë.

Ky shtetas  në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi:  F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë.  Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.