Parandalohet krimi në Kurbin, 21 vjeçari kërcënon me armë disa persona, vihet në pranga

1071
Një krim i rëndë është parandaluar nga policia në zonën e Kurbinit, ndërsa është vënë në pranga një 21 vjeçar.
Policia lokale bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.
Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjës të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.
Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal