Parandalohet krimi/ Dy punonjës të OSHEE theren me kaçavida

618
Policia e qytetit të Vlorës ka parandaluar një konflikt mes dy punonjësve të OSHEE.
Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 13:50 në lagjen ”29 Nëntori”, ku dy punonjësit e OSHEE janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe kanë qene duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.
Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar se 54 vjeçari me inicialet M.B., ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, nga M.Q., 49 vjeç.
I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat 49 vjeçarin dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun e konfliktit, i cili ka qenë për motive të dobëta ka referuar materialet në Prokurori ndaj tij, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”.
Sigal