Parandalimi i vrasjes në pikën e basteve, kush është ish-polici që u vra sonte

929
Sigal

Është zbuluar identiteti i personit që u ekzekutua sonte në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë

Ai është Santiago Malko, ish-polic.

Në vitin 2016, Malko u përfshi në një konflikt fizik në rrugën Islam Alla në Tiranë, vetëm disa larg Drejtorisë së Polcisë së Tiranës.

Burimet thanë se konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Ndërhyrja në kohë e forcave të Policisë neutralizoi e palëve e përfshira në konfliktin që mund të ishte mbyllur edhe me shkrepje pistolete.

Burime zyrtare të Policisë thanë se personat e përfshirë në këtë konflikt janë dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish-polici, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta.