Paralajmërojnë Krimet e Rënda: Zyrtarë të lartë në bankën e të akuzuarve

561
Janë një numër çështjesh, tha ai, që kanë filluar të jenë pjesë e hetimit dhe që ne jemi të vendosur për t’i çuar deri në fund. Duke iu referuar statistikave rezulton se në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013, kjo gjykatë ka dhënë 274 vendime të formës së prerë për korrupsion dhe abuzim me fondet publike 
Në një intervistë të dhënë dje për një nga televizionet kombëtare, kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni deklaroi se numri i çështjeve ka tendenca të rritet pasi të tilla janë edhe rastet që po hetohen aktualisht. Janë një numër çështjesh, tha ai, që kanë filluar të jenë pjesë e hetimit dhe që ne jemi të vendosur për t’i çuar deri në fund. 
Funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë, si zv/ministra, prefektë e kryetarë bashkish, pritet të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në një intervistë të dhënë dje për një nga televizionet kombëtare, kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni deklaroi se numri i çështjeve ka tendenca të rritet pasi të tilla janë edhe rastet që po hetohen aktualisht. Janë një numër çështjesh, tha ai, që kanë filluar të jenë pjesë e hetimit dhe që ne jemi të vendosur për t’i çuar deri në fund. Duke iu referuar statistikave rezulton se në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013, kjo gjykatë ka dhënë 274 vendime të formës së prerë për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. 
“Nuk janë vetëm shtetas shqiptarë, tha z. Simoni, që eksportojnë në këtë mënyrë kriminaliteti, siç jemi mësuar të themi deri tani por janë dhe shtetas të huaj, dhe vendet fqinje kryesisht, të cilët mbi territorin shqiptar importojnë këtë lloj kriminaliteti që është trafikimi i narkotikëve. Politik-bërësit duhet ta shohin me shqetësim këtë të dhënë për të forcuar pikat e kalimit kufitar apo për t’u bërë të ditur vendeve anëtare të Këshillit të Europës që janë dhe shtetasit e tyre që e shohin Shqipërinë si një vend ku mund të bëjnë importim, eksportim apo tranzitim të lëndës narkotike”. Gjithashtu z. Simoni shtoi se “Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë kopetenca legjislative më tepër për sa i përket kompetencave vendore të gjykimit të një kategorie funksionare. Ne mendojmë që juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë, përsa i përket gjykimit të deputetëve apo ministrave, qoftë për vepra penale të korrupsionit apo për vepra të tjera penale, është diçka e pakuptimtë tashmë”.
Nje numër i madh i çështjeve në gjykim është dhe ai i të pandehurve me shtetësi të huaj. Në vitin e shkuar nga kjo gjykatë janë dënuar 25 persona, ndërsa për 6 muajt e parë të 2015 rezultojnë 12 shtetas të huaj.
Gazeta “Telegraf”, së bashku me shumë media të tjera, kanë denoncuar herë pas herë skandale të ministrave të ndryshëm dhe sidomos ato që kanë ndodhur në dikasteret që drejtohen nga Ministri Damin Gjiknuri, Ministri Ilir Beqja, Ministri Saimir Tahiri, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga organi i akuzës, Prokuroria e Përgjithshme. Kritikë ndaj drejtësisë kanë qenë edhe partnerët më të afërt të Shqipërisë, sidomos Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Bashkimi Europian, nëpërmjet ambasadores Vllahutin, sidomos për oligarkët që kontrollojnë legjislativin, ekzekutivin, drejtësinë dhe median, por edhe për shumë persona të inkriminuara që gjenden në të gjitha pushtetet, madje edhe në kandidaturat për krybashkiakë dhe anëtarë të Këshillave Bashkiakë. 
Sigal