Paralajmërimi, mot me shi deri në fund të qershorit, ja edhe për çfarë duhet të bëni kujdes!

679
Sigal

Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite. Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.

Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufetë, pasi do të kenë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.

Meteorologë kërkojnë nga qytetarët dhe pushuesit të bëjnë kujdes, pasi ka prezencë të lartë të shkarkesave elektrike, rrufeve.

Paqëndrueshmëria e motit, ka ndikimin e tij në shëndet, sidomos ndaj kategorive të caktuara që kanë dhe imunitet më të dobët si fëmijët.