Papafingoja ( si palestër) ku ra zjarri, në pronësi të Presidentit të Partizanit

462
Pak minuta pasi një zjarri i përmasave të mëdha përfshiu papafingon e katit të 10-të të një pallati tek “Rruga e Elbasanit” mësohet se apartamenti është në pronësi të Presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe se përdorej si palestër private.
Sigal

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar dhe po përjetojnë minuta të frikshme, pasi nga papafingoja shkëputen vazhdimisht pjesë të drunjta me flakë poshtë.

Thuhet se ka marrë flakë edhe një kondicioner në një kat tjetër si edhe disa tenda, si pasojë e shkëputjes së pjesëve nga papafingo.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie derisa zjarri të shuhet plotësisht.