Sigal

Trajneri i Kombëtares shqiptare Panucci paditi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin disa ditë më parë, i cili e quajti trajnerin “sharlatan” pas humbjes që Shqipëria mori nga Kosova.  Por padia e parë u cilësua si jo e rregullt nga Gjykata dhe nuk u pranua.

Por sot tekniku i kuqezinjve i ka paraqitur një padi të re Gjykatës, të cilën gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt dhe i ka bërë thirrje palës së paditur që të përgatisë mbrojtjen.

Trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në përfundim të mbledhjes së të gjitha provave dhe argumenteve do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore që do të caktohet nga gjyqtarja Anila Karanxha.