Paniku për tërmet më të fuqishëm pas orës 23:00/ Ministria e Mbrojtjes e përgënjeshtron: S’ka asnjë parashikim të tillë shkencor

164

Një lajm se në orën 23:30 do të ketë një tjetër tërmet me magnitudë 6 ballë, ka shkaktuar panik te qytetarët e Tiranës, të cilët kanë dalë në rrugë.

Lidhur me këtë, reagon edhe ministria e Mbrojtjes, e cila përgënjeshtron një parashikim të tillë.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.”, sqaron Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj.