Panariti:Masa për të ndaluar përhapjen e “gjuhës blu” te kafshët

570
Sigal

TIRANË – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një dalje për mediat ka bërë të ditur se është marrë një vendim për të shpërndarë një udhëzues për masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit “Gjuha blu”. Sipas tij ky infeksion ka prekur jugun e vendit dhe tashmë ka tendencën që ngjitet erdhe në veri. Ndërkohë ka theksuar se do të penalizohen të gjithë ata që kafshët e ngordhura i braktisin buzë përrenjve apo në vende të papërshtatshme. Nga ky infeksioni panariti bën me dije se në Greqi janë shkaktuar 60 milionë euro dëme. Ndërsa në Shqipëri deri tani janë prekur rreth 1200 kokë bagëti, për këtë arsye është akorduar edhe një fond prej 100 milionë lekësh të vjetra. Kryesore është që duhet të bëhemi gati edhe për parandalimin në të ardhmen. Ka rezultuar se për momentin nuk është e këshillueshme vaksina pasi e përkeqëson gjendjen. “Ka tendencën për t’u ngjitur edhe në veri. Preken edhe qarqet të tjera si Elbasani. Nga ky takim dolëm me vendimin për të shpërndarë një udhëzues për masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Do të penalizohen të gjithë ata që kafshët e ngordhura i braktisin buzë përrenjve apo në vende të papërshtatshme. Kjo sepse bëjnë përhapjen e infeksioneve. Ne jemi të vendosur për ta parandaluar. Ky fond në dorë të fermerëve është është për të kompensuar dëmin e shkaktuar nga ky infeksion. Në Greqi ka shkaktuar 60 milionë euro dëme. Kryesore është që duhet të bëhemi gati edhe për parandalimin në të ardhmen. Ka rezultuar se për momentin nuk është e këshillueshme vaksina pasi e përkeqëson gjendjen. Do të bëjmë të mundur një ulje të popullatës transmetuese të infeksionit që është mushkonja. Kjo sëmundje nuk ka qenë kurrë prezente në vendin tonë, por vjen si rezultat i ndryshimeve klimaterike. Kjo filloi në zonat juglindore dhe ka tendencë të përhapet edhe në veri. Janë identifikuar rastet e para në Elbasan. Jemi të bindur që do të arrijmë ta izolojmë. Dëmi i llogaritur për momentin është 1200 krerë ndërsa fondi i akorduar nga qeveria është prej 100 milionë lekësh të vjetra, llogaritur 5 mijë lekë të reja për kokë, ky është kapaciteti jonë. Sëmundja nuk paraqet asnjë rrezik për njeriun por vetëm për kafshë, pasi njerëzit nuk preken.”- tha Panariti.