Panariti: Të nxisim bashkimin e fermerëve, synim rritja e fitimeve!

643
Sigal

TIRANE – Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, ose ato që njihen në gjuhën e popullit me emrin Kooperativa Bujqësore ishin në qendër të një takimi që organizoi sot Ministria Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminsitrimit të Ujërave me fermerët vendas.

Ministri Edmond Panariti parashtroi disa ndryshime në ligjin për kooperativat që kanë për qëllim të nxisin fermerët të bashkohen në shoqëri të bashkëpunimit bujqësor me qëllim rritjen e rendimentit dhe fitimeve. 

“Qeveria shqipatre është e vendosur për të mbështetur këtë formë bashkëpunimi të fermerëve të organizuar në prodhimin e një kulture të caktuar, me një prdodhim bujqësor që kërkohet nga tregu, të konkurueshëm dhe që prodhohet me kosto të ulët. Me fondet që disponojmë në kuadrin e skemave kombëtare të mbështetjes së bujqësisë , por dhe donatorëve të BE, këto modele suksesi duhet t’i bëjmë masive. Kjo është rruga e zhvillimit dhe rritjes së bujqësisë shqiptare.” tha Ministri

Panariti bëri publik nismën e ardhshme të ministrisë për zgjerimin e kooperativave, jo vetëm në zonën e ultësisrës perëndimore ku po operohet kryesisht, por edhe në zona malore apo kodrinore ku zhvillohet modeli i ekonomive të ngushta familjare. Për këtë, ministri Panariti dha edhe rrugën.

“Për ta bërë bujqësinë familjare të konkurueshëm, për të mos e lënë atë në nivelin e bujqësisë së mbijetesës, duhet të krijojmë elemente bashkëpunimi. Cilat janë ato? Duke kombinuar prodhimin bujqësor me resurset turistike, por ajo që është më kryesore është që ata do të bëhen konkurues edhe duke futur elementë bashkëpunimi.”

Bazuar në ligjin 7501, fermerët, pjesë e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor janë aksionerë të ngastrave që zotërojnë. Rishikimi i ligjit për kooperativat e bujqëve parashikon nxitjen dhe krijimin e lehtësirave për këto shoqëri. Gjatë takimit të sotëm u diskutuan edhe aspektet teknike për bashkimin e fermerëve, duke përmendur si rast suksesi atë në komunën Xarë në Sarandë.