Panariti: Raporti i Bankës Botërore, këmbanë alarmi për largimet e dëshpëruara masive të shqiptarëve nga vendi

186
Deklarata për media e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së
Edmond Panariti: Kërkohet ndërhyrje emergjente në zonat e përmbytura. Qeveria të bëj vlerësimet e dëmeve të mëdha të shkaktuara te banorët dhe fermerët
Grupi Parlamentar I LSI në takimin e përjavshëm diskutoi për çështjet e ditës, veçanërisht diskutimet e grupit u përqendruan në situatën dramtike të përmbytjeve të shkaktuara ditët e fundit, ku me mijëra hektarë sipërfaqe toke bujqësore, me qindra dhe mijëra banesa janë të përmbytura, prodhim bujqësor dhe bagëti të dëmtuara, dëme kolosale të shkaktuara nga këto përmbytje, të shkaktuara për hir të së vërtetës jo vetëm nga faktorë natyrorë, por edhe nga faktorë njerëzor. Grupi Parlamentar I LSI konstaton se ndërhyrjet e shtetit, e organizmave shtetëor janë anemike. Janë thuajse inegzistente, ndërkohë që kërkohej një mobilizim total për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, të cilët janë të dëmtuar rëndë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për ndërhyrje emergjente. Ndërkohë që nuk kuptojmë pse qeveria heziton të shpall gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ne ndodhemi de facto në kushtet e një katastrofe natyrore, e cila ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Pra, kërkohet ndërhyrje emergjente. LSI u bën thirrje institucioneve shtetëore, të cilët të jenë në terren, të jenë përkrah banorëve, përkrah bizneseve të dëmtuar, përkrah fermerëve të dëmtuar, dhe të mobilizojnë në radhë të parë ndihmat emergjente, të zhvendosin popullatën nga banesat e përmbytura, ti pajisin ata me materiale të domosdoshme për të garantuar në radhë të parë mbijetesën, dhe më pas të shpërndajnë ndihma ushqimore, bazë ushqimore për blegtorinë, dhe ajo që është më kryesore të çojnë në mënyrë urgjente grupet e vlerësimit, të dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore. Është kjo që kërkohet, është kjo dhe apeli I fuqishëm që vjen nga banorët e zonave të përmbytura. Ajo që ne kërkojmë që tashmë në shumë zona të vendit kemi kompromentim të rëndë të prodhimit bujqësor. Me qindëra hektarë sera janë tashmë të shkatërruar, bimët kanë më tepër se 24 orë që janë në ujë, janë të asfiksuara, dhe prodhimi bujqësor është totalisht I dëmtuar. Prandaj fermerët nuk kanë më përse të presin fondet propogandistike të Xha Agros, por fondet për subvencione në ato zona ku prodhimi bujqësor tashmë është inekzistent duhet të kalojë për dëmshpërblimin e këtij prodhimi të kompromentuar dhe për këtë nuk duhet hezituar. Grupet e punës nga MInistria e Bujqësisë, nga Ministria e Pushtetit lokal dhe nga bashkitë duhet të ishin në terren për të bërë vlerësimet, për të filluar procesin e vlerësimit dhe më pas të dëmshpërblimit të dëmeve katastrofike të shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyror. Për këtë u diskutua nga grupi parlamentar I LSI-së, e cila kërkon urgjentisht bërjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, njëkohësisht dhe mbajtjen e përgjegjësive, aty ku kemi veçanërisht shkarkime të parakorduara, të paparalajmëruara, të cilët e kanë rënduar akoma më shumë situatën e përmbytjes në veri të vendit. Prandaj kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme dhe ajo që është më kryesore mobilizimi I fondeve shtetëore, mobilizimi I fondeve të emergjencës, dhe mobilizimi I fondeve të subvencioneve të bujqësisë, të premtuara tashmë prej ditësh, të cilët duhet të vihen në dispozicion të menjëhershëm në funksion të rehabilitimit të prodhimit bujqësor dhe blegotral të dëmtuar, në rehabilitimin e atyre bizneseve që tashmë janë të dëmtuara në tërësinë e tyre, në mënyrë që të ngrihen në këmbë. Për këtë grupet e punës duhet të ishin në terren, por për fat të keq shohim mospraninë e tyre në territoret e përmbytura. Një shqetësim I LSI ishte raporti I fundit të Bankës Botërore, e cila vë këmbanën e alarmit për një fenomen dramatik që ka përfshirë shoqërinë shqiptare, largimin e dëshpëruar masiv, emigrimin masiv të popullisë shqiptare. Raporti I Bankës Botërore është shumë eksplicit në këtë drejtim. Bëhet fjalë për 1.5 milion emigrant tashmë të larguar nga vendi ynë. Dhe ajo që është më dramatike dhe më shqetësuese është që kemi një tharje të trurit, largime të kapaciteteve profesionale, intelektuale, të profesorëve, të shkencëtarëve, të studiuesve, pra të ajkës intelektuale të Shqipërisë. Dhe kjo natyrisht e bën akoma më të dhimbshme fenomenin e emigrimit, pasi Shqipëria shterret nga burimet e saj njerëzore. Ata që do të ishin promotorët dhe shtysët e zhvillimit të vendit, tashmë nuk janë më. Dhe kjo ngarkon me një përgjegjësi të madhe qeverinë, dhe tregon që programet e shpallura me bujë të Brain Gain, të kthimit të trurit, tashmë janë një dështim I kalcifikuar. Kërkohet urgjentisht ndryshimi I strategjive dhe përqasjeve në mënyrë që të dalim me një ofertë të qartë që këta intelektualë, që këta studentë, të rinj dhe të reja, që kanë investuar për kualifikimin e tyre të mos e lënë vendin, por ti shërbejnë zhvillimit të ekonomisë, zhvillimit të artit dhe të kulturës me një perspektivë të qartë brenda vendit. Por kjo duket se mungon dhe prandaj LSI do ta bëjë si pjesë të ofertës së saj, dhe strategjinë e hapjes së vendeve të reja të punës, të kthimit të kësaj vale migratore, veçanërisht ofrimit të një perspektive të qëndrueshme për atë brez të rinj e të rejash, të cilët kanë investuar, por edhe për ata profesionistë të cilët kanë investuar dhe duhet të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Natyrisht përballë një oferte konkrete të vendeve të punës dhe jo thjesht të atyre kioskave të punësimit, të cilët I shërbejnë vetëm një dekori të një punësimi inegzistent dhe që përkundrazi po kthehet në një arrati masive të popullisë drejt emigrimit në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë.