Panariti në laboratorin e AKU-së në Durrës: I gjithë sistemi është ngritur sipas standardit ‘nga ferma në tavolinë’

665
Sigal

 

Panariti:
Falenderoj BE-në për investimin e bërë në laboratorët e AKU, për kapacitete të
tilla paboratorike

Panariti: Situata e sigurisë ushqimore është përmirësuar,
inspektorët e AKU janë në terren për të kontrolluar e monitoruar

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujrave, mori pjesë sot në inssektimin e organizuar nga
Delegacioni i BE-së në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit, në
laboratorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Durrës. “Sigurimi i
Qëndrueshmërisë dhe Funksionalitetit të Zyrës Rajonale/Laboratorit të Autoritetit
Kombëtar të Ushqimit, Durrës”, financuar përmes projektit IPA 2010 –
“Mbështetje për Infrastrukturën e Sigurisë Ushqimore” , ishte qëllimi i vizitës,
me qëllim që të tregohet siguria e qëndrueshmërisë dhe përdorimit eficent të
investimeve të BE-së.

Ministri Panariti, Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho
dhe Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit të BE në Tiranë, Jan Rudolph, panë
nga afër funksionimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Aku-së në Durrës, si
dhe laboratorin, të ngritura këto me funancimin e BE-së, nëpërmjet projektit
IPA 2010.

Pasi u njohën nga Drejtori Rajonal i AKU-së, Altin Murto dhe specialistët
me laboratorët, Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti deklaroi se, “situata e
sigurisë ushqimore është në rritje dhe inspektorët e AKU-së janë në terren për
të kontrolluar e monitoruar.

“Falenderoj Bashkimiv evropian për investimin e bërë në këtë laborator,
por edhe të tjerë të tillë në qarqe të tjera. Jam i lumtur që krijuam një
kapacitet të tillë laboratotik, që i shërben sigurisë ushqimore”, deklaroi
Ministri i Bujqësisë, duke theksuar se, “i gjithë sistemi është i ndërtuar
sipas standardit evropian ‘nga ferma në tavolinë’. Doja te thoja që kemi bërë
një hap të madh në konsolidimin e sigurisë ushqimore, si kusht dhe për
integrimin e vendit në BE”.

Më pas, Z.Panariti shtoi se, ka ndryshuar filozofia, nga hirozontale në
vertikale, nga ferma, nga stalla e sera, ushqimi monitorohet e ndiqet deri te
konsumatori.

“Kjo përqasje do të na garantojë më shume, si dhe na afron me BE-në. Po përmbushim
dhe detyrimin tjeter ndaj konsumatorit, në lidhje me kafshët dhe produktet e
tyre, mish apo prodhim qumështi. Artikujt do të kenë barkodin, ku në të do të
jete dhe historiku i kafshës, fermës apo zonës nga vjen. Brenda vitit që vjen
do të jetë konsoliduar sistemi”, vijoi më tej ministri Panariti.

 

Ndërsa Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Znj.Erisa Xhixho, e cila
mori pjesë në këtë aktivitet, u shpreh se ky projekt i financuar nga Bashkimi
Europian dhe Qeveria Shqiptare për qytetin e Durrësit ka kushtuar 460 mijë euro
dhe ka si qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. “Siguria
ushqimore është një detyrim që ne duhet t’ia ofrojmë qytetarëve shqiptarë ,
prandaj ky është një prioritet i Bashkimit Europian i cili ka investuar
dhe  do të vazhdojë  të investojë edhe me IPA 2016. Ky është një
prioritet që ne duhet të përmbushim për të ecur më para me procesin e
integrimit”, iha Znj.Xhixho.

 

Më pas, Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit Evropian në Tiranë, Jan
Rudolph, duke folur për sigurinë ushqimore, “si rëndësi kritike për shëndetin e
konsumatorëve”, tha se, “është i nevojshëm një prezantim i tillë për të
kuptuar, jovetëm rëndësinë e këtij problemi, por edhe përse BE e mbështet Shqipërinë
për përmirësimin e sistemit fitosanitarm veterinar dhe të sigurisë ushqimore”.
“Zbatimi i Acquis-së së BE-së në fushën në fjalë, është një prej detyrave më të
vështira për shkak të vëllimit dhe përditësimit të shpeshtë të legjislacionit.

BE ka miratuar 71 milionë euro për periudhën 2016-2020, nëpërmjet
programit IPARD, për të mbështetur investime të reja në prodhimih dhe përpunimin
e ushqimeve”, deklaroi Rudolph.

 

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ndërtuar godina dhe laboratorë
modern në 9 qarqe të vendit nga BE nëpërmjet Projektit IPA, me një investim
total prej 5 milionë eurosh.