Panariti: Duhet konsensus pozitë-opozitë për shpërnguljen nga zonat e riskut

499
Përballë rrezikut të shtuar të përmbytjeve, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi sot në Komisionin e Jashtëm se mazhoranca dhe opozita duhet të dalin në një vendim konsensual të përbashkët për shpërnguljen e banorëve nga zonat e riskut.
Panariti: “Ndërtimet jashtë çdo lloj kriteri janë sfida jonë. Duhët të shpërngulen banorët që jetojnë në zonat e riskut. Duhet vendim konsensual opozitë-shumicë për shpërnguljen” tha Panariti.
Ndërkohë deputeti Ben Blushi ngriti shqetësimin mbi dominimin në tregjet tona të produketve bujqësore të importuara.
Blushi: “Ne përdorim 800 mln euro për të blerë në tregjet europiane. Ne tani blejmë më shumë në tregjet e huaja, duhet të ndryshojë kjo gjë”.
Sigal