Panariti-banorëve: “Largohuni sa më parë nga Vjosa, kryesore, të shpëtojmë jetë njerëzish!

62

Nga Ura e Mifolit ku po inspekton zonën, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti iu bën thirrje të giithë banorëve dhe bizneseve që të largohen nga shtrati i lumit Vjosë, pasi situata mund të përshkallëzohet. Parariti theksoi se gjatë 12 orëve të ardhshme pritet rritje e prurjeve të Vjosës.

“Angazhim maksimal, të gjitha strukturat në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara. Të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomite familjare.” tha Panariti.

Nga ana tjetër ai pohoi se 10 ndërhyrje të bëra nga Mininistria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujrave drejt banesave dhe tokave bujqësore.