Panairi i agrobiznesit në Berat, Panariti: Promovojmë prodhimet e zonës

572
Ministri i Bujqësisë Edmon Panariti ka inspektuar Panairin e fundviti të Agrobiznesit në qytetin e Beratit. Ministri vlerësoi cilësinë e prodhimeve të zonës, të cilat tha ai janë vlerë jo vetëm për tregun tonë, por edhe atë të huaj.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka inspektuar Panairin e Agrobiznesit në Berat, ku janë ekspozuar prodhimet zonës si lloje të ndryshme verërash, ullirin, fruta dhe perime.
Dhjetëra biznese janë të vendosur me stenda përgjatë pedonales së qytetit.
Ministri i Bujqësisë pasi u njoh me produktet e zonës, i cilësoi vlera jo vetëm për për tregun e brendshëm, por edhe për atë ndërkombëtar.
Edmond Panariti: “Do të fusim në veprim edhe një mekanizëm të ri financiar që është rritja e kreditimit me interesa shumë të ulta madje dhe fare pa interesa. Për këtë shteti shqiptar në buxhetin e këtij viti ka vendosur në dizpozicion të sistemit bankar që do të kreditojë fermerët e qarkut të Beratit 15 milionë euro. Ndërkohë dhe Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim do t’i bashkangjitet kësaj shume prej 15 milionë euro me 60 milionë euro.Pritet që në 3 vitet e ardhshme të gjenerojë një masë 300 milionë euro që do të vihen në dispozicion në trajtën e kredive pa interes.”
Duke e cilësuar si mjaft të rëndësishme bujqësinë për gjenerimin e të ardhurave Ministri u shpreh se për vitin që vjen do të ketë më shumë investime dhe suvencione në këtë fushë.
Sigal