Sigal

Ngjarja që ka tronditur kryeqytetin ku 5 punëtorë u rrëzuan nga skelat ku po rokunstokturonin fasadën e një pallati në rrugën “Faik Konica”, ka shkaktuar 2 viktima dhe 3 të plagosur rëndë nga të cilët dy janë në gjendje kritike për jetën.

Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Faxweb.al,  janë me të vërtetë të rënda por duke marrë parasysh se punëtorët punonin jashtë çdo kriteri ligjor sa i përket sigurisë fizike në punë, por edhe për të sensibilizuar opionionin publik dhe sipërmarrësit në vend, vendosëm që t’I publikonim.

Në video shihet njëri nga të plagosurit emri i të cilit ende është i pakonfirmuar i cili rënkon dhe kërkon ndihmë.