Pamje të rënda, iu prishet banesa, familjarët humbin ndjenjat, shtrihen ne rrugë…

507
Sigal

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës Petro Nini Luarasi, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.

‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.