Paloka, 8 prova për Tahirin. Kolegji shtyn seancën për në shtator

517
TIRANË – Ndërhyrja e ministrit Tahiri me një lidhje telefonike në emisionin Opinion të 22 janarit, deklarata e Palokës më 23 Janar, deklarime të deputetëtëve të PD për periudhën 2013-2015, vendimi i Gjykatës Administrative që ka dëmshpërblyer për burgim të padrejtë Emiliano Shullazin, postime në Facebook të Erzen Brecanit ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranë, deklarata e Ambasadës së SHBA-ve, foto të Pajtim Serianit në oborrin e selisë së PS, postime të Saimir Tahirit kur ishte në opozitë për vrasjen e Dritan Lamajt, si dhe postime të Ramës e Tahirit në opozitë, ishin provat me të cilat Edi Paloka kërkon pafajësinë.
Ishin këto tetë provat e paraqituara nga Edi Paloka në Gjykatën e Lartë, ku nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi pushimin e çështjes me Minstrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje.
Seanca e radhës do të mbahet më 14 shtator, kjo pasi për muajin gusht gjykata e lartë është 28 dit me leje vjetore dhe shtyhen proceset gjyqësore të planifikuara.
Sigal