Palmat kthehen në rrezik për banorët e Vlorës

491
Sigal

Palmat në rrugët e qytetit të Vlorës po kthehen në një shqetësim të madh. Siç shohim edhe nga pamjet palma është rrëzuar duke rënë sipër një makine. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banorët shprehen të shqetësuar pasi aty kalojnë përditë si ta edhe fëmijët e tyre. Shpresojmë që Bashkia e Vlorës të marrë masa të menjëhershme për të shmangur aksidente të mëtejshme.