Pallati i shkatërruar nga tërmeti, ekspertët e nxjerrin të sigurt, banorët: Të vijnë të shohin banesat, muret janë shembur

738
Sigal

Ekspertët e kanë nxjerrë të sigurt por banorët kanë frikë ende të besojnë tek shtëpitë e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ky është rasti i pallatit 2118 në Durrës, i cili ka dëmtime shumë të mëdha në mure po kolonat mbajtëse kanë dalë të sigurta nga ekspertë spanjollë.

Brenda pallatit të ndërtuar në 2009 ka mure të shkëputura bllok dhe që rrezikojnë seriozisht.  banorët kërkojnë ekspertizë të sigurisë brenda banesave dhe vlerësim të dëmeve në mure të brendshme e të jashtme.

Pallati ka mbi 250 familje dhe rreth 1000 banorë. Ata kanë nisur largimin e plaçkave me krahë pasi ashensorët nuk punojnë. Kanë marrë shtëpi me qira ose tek të afërm.

Shqetësim tjetër i banorëve janë depozitat e ujit rreth 250 ton që ndodhen në tarracë. Si ky pallat janë edhe tre pallate të tjerë mbi 10 katësh në të njëjtën zonë.