Pallatet e braktisura, ALUIZNI me ‘listë të zezë’, ja çfarë do iu ndodhë ndërtuesve që mashtrojnë qytetarët

1042
Sigal

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka dalë sot para mediave për një problem të mprehtë të qindra qytetarëve që ka të bëjë me pallatet e braktisura. Lame tha se qeveria i ka dhënë zgjidhje një problemi të një çerek shekulli. Sipas tij, ALUIZNI ka hartuar një ‘listë të zezë’ të ndërtuesve që nuk kanë shlyer detyrimet dhe kanë mashtruar qytetarët. Kjo listë do iu dërgohet bashkive por edhe tatimeve.

“Problemi me pallatet e braktisura është një problem që prej vitit 1993-1994 dhe vazhdon ende të japë probleme. Por për herë të parë një qeveri shqiptare e ka marrë përsipër këtë problem. Janë 1200 objekte të evidentuara. Janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8892 banesa. Në rang republike, gati gjysma e lejeve të ndërtimit rezulton me shkelje.
Ne kemi bërë një listë të ndërtuesve që nuk kanë shlyer detyrime. ‘Lista e zezë’ do iu dërgohet bashkive, drejtorive të tatimeve për të bërë bllokim të llogarive, AZHK-së dhe shoqatës së ndërtuesve. Këta ndërtues duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe t’i thonë njeri-tjetrit kush është burrë i mirë dhe kush mashtron qytetarët”, deklaroi Lame.