Paisja e fermerëve me kartë, Ministria e Bujqësisë: Procesi mbetet i ngadaltë

1331
Regjistrimi i fermerëve dhe paisja e tyre me kartën e fermerit vijon të mbetet një proces i ngadaltë. Pavarësiht se shumë prej fermerëve e konsiderojnë marrjen e kartës së fermerit si të pavlefshme ose një mundësi për të paguar më shumë taksa ministria e Bujqësisë deklaron se deri më tani rreth 16 mijë fermerë janë paisur me NIPT.Ndërkohë që thekson se ky proces duhet të ecë më shpejt.

Aksioni anti-informalitet i cili nisi zyrtarisht në datën 1 shator një synim të rëndësishëm ka edhe regjistrimin e fermerëve. Po interesi mesa duket mbetet ende i vogël nga vetë fermerët pavarësisht thirrjeve për tu formalizuar . Drejtori i Politikave në ministrinë e Bujqësisë pranon se ky proçes është i ngadaltë .

Flamur Hysi: Kjo mënyrë nuk ka kthim prapa, kjo është një rrugë e cila do të na standartizojë ne si ekonomi bujqësie, ne si vend të na ngrejnë një standard tjetër, me një performancë tjetër për të cilën ne jemi koshienjtë që duhet një ritëm më i fortë dhe më i shpejtë. Ministria e Bujqësisë bën me dije se që prej nisjes së aksionit janë regjistruar rreth 16 mijë fermerë ndërsa në tërësi 33 mijë.

Flamur Hysi: Rreth 15-16 mijë fermerë janë pajisur me NIPT dhe ky është një realitet që tregon realitetin e plotë të subjekteve në fushën e bujqësisë dhe blektorisë për tu pajisur ne NIPT. Shifrat që kemi trashëguar të kodit të fermerëit që kanë qenë mbi 33 mijë. Zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë , i kanë bërë thirrje fermerëve që të regjistrohen dhe të marin kartën e fermerit pasi do të gjejnë më shumë mbështetje ndërkohë që kanë theksuar se nuk do kenë asnjë kosto apo taksë të gjithë ata fermerë që kanë nnjë xhiro deri 5 milion lekë të reja në vit .
Sigal