Pagoi për vrasjen e rivalit në biznes Karçini edhe 3 muaj në paraburgim

490
Sigal

TIRANE – Gjykata zgjat edhe me 3 muaj të tjera afatet e paraburgimit për biznesmenin Ilir Karçini. Vendimi është marrë në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  Karçini akuzohet se ka porositur kundrejt 150 mijë eurove vrasjen e rivalit të tij në biznesin e hidrokarbureve Piro Bare. Ekzekutimi u parandalua nga policia me arrestimin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.  Bare, i cili ka monopolin e përpunimit të anijeve në Porto Palermo i ishtë bërë pengesë Karçinit në importin e gazit të lëngshëm, dhe duke mos gjetur zgjidhje në paditë civile, duket se biznesmeni fierak kërkonte ta zgjidhte këtë konflikt me eleminimin fizik të Bares. Avokati Dhori Sollaku mësohet se ka kërkuar lirimin e Karçinit, të cilit i skadonte të premten masa e arrestit me 6 muaj parburgim. Prokuroria mësohet se ka paraqitur edhe videot e takimeve mes Karçinit dhe Sinanajt, si provë për bashkëpunimin e tyre në vrasjen e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Bare. Vrasësi me pagesë Sinanaj, akuzohet gjithashtu edhe për 2 vrasje të tjera, 2 plagosje dhe vendosjen e eksplozivit në automjetin e Besnik Dervishit gjatë kohës që ky I fundit ishte Prefekt i Vlorës.