Pagoi 500 mijë lekë, doli në pension 29 vjeç

698
Zbulohet rrumpalla me dokumentacionin e ndërmarjeve të shtetit. Në Elbasan prej vitesh kanë marrë 410 persona pensione të paligjshme, duke arritur që përmes dokumentacioneve të fituara nga fallcifikatorët, t’i bëjnë një dëm të madh arkës së shtetit. Zbulimi ka qenë ndoshta i rastësishëm, pas kërkesës së S.M. një pensionisti nga Cërriku për të verifikuar vitet e punës që ai ka patur në ish-Uzinën e Përpunimit të Naftës atje. Ky është skandali rradhës me fallcifikimin e pensioneve që shtrihet në vite . Zyrtarë dhe punonjës të disa ndërmarjeve shtetërore, të janë zbuluar dhe akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës, duke u bërë objekt i organit të hetimit. Prokuroria ka nisur hetimin ndaj disa ish- drejtuesve të ndërmarjeve shtetërore, edhe pse ka prej tyre të cilat janë mbyllura para vitesh. 
Fallsifikonin vite pune për punëtorët fiktivë
Akuza ndaj tyre qëndron në faktin se kanë fallsifikuar dokumenta për efekt pensioni për dhjetra persona. Procedimi i tyre penal ka ardhur pas denoncimit që është bërë nga disa qytetarë dhe dy punonjëse të administratës , të cilët kanë vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë dosje të përfituesve të padrejtë të pensionit të pleqërisë. Ndërhyja abuzive në regjistra është konstatuar, në momentin kur pensionisti ka kërkuar dokumentat e pensionit në ish-Uninën e Përpunimit të Naftës në Cerrik. Por skandali nuk ndalet këtu, pasi bëhet fjalë edhe për afro 410 persona të regjistruar në mënyrë fiktive në dokumentat e ndërmarjeve , për arsye të përfitimit të pensionit. Ndërsa duke u pyetur për “Telegraf” shtetasi K.A. tha se “në vitin 2005 kam dhënë tek një sekser plot 100 mijë dhrahmi pasi isha emigrant në Greqi, sepse më kishte premtuar se do të më regjistronte në librezën e punës në një nga ish-ndërmarjet e Kombinatit Metalurgjik plot 10 vite pune, por gjithçka ka rezultuar e rreme, paratë i mori dhe asnjë vit pune nuk më kishte regjistruar, kur unë e verifikova më vonë”. 
Abuzimet me rregjistrat e ish kooperativave dhe ndërmarjeve bujqësore
Në shumicën e rasteve këta persona kanë punuar në fshatra në kooperativa, ose ferma bujqësore. Ata rezultojnë në regjistrat e ndërmarjeve prej vitesh, apo ndërmarje të tjera, që kanë vite që kanë shpallur falimentin. Shkeljet janë kryer prej kohësh, dhe vetëm para disa javësh është bërë denoncimi në organet e drejtësisë. Përfitues të pensioneve në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm ish- punonjës ndërmarjeve të shtetit, por edhe fshatarë të ish-kooperativave bujqësore, ose që kanë punuar në disa prej uzinave të ish-Kombinatit Metalurgjik. Të gjithë këta shtetas, që nuk kanë mbushur vitet për të përfituar pension të plotë, janë të moshave të ndryshme dhe kanë vazhduar të marrin pensione. Një praktikë e tillë është bërë edhe në shumë ndërmarrje të tilla tashmë të mbyllura dhe nuk i ka dhënë mundësi drejtësisë të veprojë. Pikërisht kjo ka qenë edhe koha kur falsifikatorët kanë përfshirë dhe joshur punonjës të këtyre ndërmarrjeve. Për të gjitha rastet e përfitimit të pensionit në mënyrë fiktive, përfituesi jepte para kundrejt marrjes së një vërtetimi dhe hedhjes në librezë të viteve të punës. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të bërë pasi gjatë kontrollit të regjistrave, janë zbuluar fakte skandaloze. Sipas nenit 186 të Kodit Penal dënimi për këta persona arrin me deri në shtatë vjet burg, pasi akuza ndaj tyre është “falsifikimi i dokumentave dhe përfitim i paligjshëm i vlerave monetare”. 
Sigal