Paditet ish-ministri Tafaj, i dha godinën e MAS një subjekti privat

654
TIRANE – Ish-Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është kallëzuar penalisht ditën e sotme i akuzuar për shpërdorim detyre. Kallëzimi ndaj Tafajt është bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit e cila nga kontrollet e ushtruara ka gjetur një sërë shkeljesh në punën e ish-kreut të këtij institucioni.
Ish-Ministri Tafaj akuzohet për dhënie ambientesh në pronësi të Ministrisë së Arsimit për subjekte private. Në bazë të kallëzimit, Tafaj i ka dhënë një godinë në pronësi të MAS një subjekti privat, por pa dhënë detaje se për cilin subjekt bëhet fjalë. 
Po të njëjtat burime saktësojnë se pjesë e kallëzimit penal ndaj Tafajt është edhe akreditimi në shkelje të ligjit për një universitet privat. Në shkelje të plotë me ligjin ish-Ministri ka akredituar Universitetin privat “Vitrina” i mbyllur së fundmi me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kallëzimi penal në prokurori është dorëzuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca.  
Sigal