Paditen 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë

594
Banorët e Bushatit ne Shkodër kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë, për shpërdorim detyre.
Të përfaqësuar nga Simon dhe Ndoc Molla ata kërkojnë që gjyqtarët, Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj, Mirela Fana dhe gjyqtarja e shkarkuar pasi u dënua për korrupsion Majlinda Andrea, të hetohen pasi kanë shkelur ligjin, duke dhëne dy vendime të ndryshme per padi me te nijetin objekt. Konflikti lidhet me ndotjen e ajrit dhe ambientit që ju shkaktojnë stallat e derrave në zonën e Bushatit te cilat jane ndërtuar 300 metra larg qendrave te banuara.
Ndërkohë zyra për shtyp e gjykatës së lartë, thekson se çështja po hetohet nga një komision i brendshëm, duke mos dhënë më shumë hollësira për padinë ndaj 5 anëtarëve të saj.
Sigal