Padi kryebashkiakut Krosi, IKMT: Lejoi 7 ndërtime pa leje

485
Sigal

PESHKOPI – Ilir Krosi i Peshkopisë është një tjetër kryetar Bashkie që do të vihet nën hetim për shpërdorim detyre. Kjo, pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e kallëzoi në Prokurori për lejimin e ndërtimeve të paligjshme në të paktën 7 raste në territorin e kësaj bashkie. 

Sipas njoftimit zyrtar të IMKT-së, po me akuzën e shpërdorimit të detyrës u dorëzua kallëzim edhe për kryeinspektorin aktual të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Peshkopi, Gafur Gazidede si dhe dy ish-kryeinspektorët e këtij inspektoriati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.

“Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.