Pa votën e emigrantëve zgjedhjet në Shqipëri nuk janë reale

490
Sigal

Gazeta Telegraf/


Flet  Ilirjan
Dhima, kryetar i shoqatës “Shqipëria”: Vota e emigranteve një e drejtë
kushtetuese, qeveria nuk është gati për 2017-n

-Aktualisht në Greqi janë rreth 700
mijë emigrantë shqiptarë gjysma pa punë

-Problem ngelet mësimi i gjuhës për
fëmijët

-Mbi 100 mijë fëmijë nuk dinë të shkruajnë
dhe të lexojnë në gjuhën e nënës

-Rreth 30 mijë fëmijë e flasin shqipen
në mënyrë të çalë

-Pa votën e emigrantëve zgjedhjet në
Shqipëri nuk janë reale

-Janë mbi 350 mijë emigrantë në moshë
votuese që nuk do marrin pjesë

-Emigrantët duhet të votojnë në mënyrë
elektronike në Greqi

 

Albert Z. ZHOLI

 

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë pakësuar, por përsëri ata mbeten
komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë në botë. Aktualisht aty janë eth
700 mijë emigrantë ku problem akne papunësinë. Zgjedhjet po afrojnë dhe
emigrantët tanë në Greqi sërishmi nuk do të marrin pjesë në mënyrë masive në
votime. Janë mbi 350 mijë emigrant që duhet të votojnë dhe pa pjesëmarrjen e
tyre votimet nuk do të jenë reale.

 

Cilat janë
problemet e emigrantëve tanë ën Greqi në këto vitet e fundit?

 

Problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk kanë të sosur. Sa mbaron një
hall fillon një problem. Por problem kryesor mbetet papunësia. Mund të themi se
vetëm 50 % e emigrantëve janë në punë. Aktualisht punët janë stinore dhe ngarkesa
familjare bie mbi gratë. Por më kryesoja është se emigrantët janë me një këmbë
në Shqipëri dhe me një këmbë në Greqi. Kjo pasi kriza ka bërë që rripi ka bërë
të shtrëngohet aq tepër sa që po mbarohen dhe kursimet e fundit. Në këtë situatë
një pjesë mendon të kthehet në Shqipëri përfundimisht, por I mban me shpresë një
punë dhe fëmijët që janë në shkollë. Pra emigrantët shqiptarë në Greqi janë
tretur së tepërmi, aq sa nuk mund të njihen. Një varfëri që nuk ishte menduar.

 

Sa emigrant
mund të jenë sot në Greqi?

 

Dihet se, që kur filloi kriza para 7 vjetëve në Greqi kishte afërisht 1
milionë emigrant prej ët cilëve afërisht 700 mijë të legalizuar dhe pjesa tjetër
që punonte në të zezë. Kriza bëri të vetën. Një pjesë filluan të aplikojnë për
Amerikë, Kanada, Australi. Një pjesë filluan të shkojnë ne vendet e tjera të
BE. Ndërsa një pjesë tjetër u kthyen ën atdhe. Kjo pjesë ishte më e dyzuara.
Ishin mbi 120 mijë emigrant që u kthyen me shpresën për të hapur një aktivitet
të tyren. Një pjesë mundi të hynte në tregun e ashpër shqiptar, një pjesë dhe
pse futi në përdorim kursimet nuk mundi ta përballonte këtë treg të vështirë.
Pra në qoftë se i referohemi të dhënave të fundit në Greqi mund të jenë 650 mijë
emigrant, pra afërisht 50% e atyre që ishin në vitin 2006.

 

A është gjetur
rrugëzgjidhja për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve?

 

Janë marrë shumë nisma, është diskutuar shumë, janë bërë shumë seminare,
por rruga e zgjidhjes nuk është gjetur. Nismat kanë qenë më shumë personale, nëpërmjet
Shoqatave por asgjë shtetërore. Ambasada jonë zhvillon takime me komunitetin e
mësuesve, merr disa abetare nga Ministria e arsimit, port ë gjithë këto përfundojnë
në disa kurse në bazë shoqatash apo individuale. Janë një pjesë e mirë e fëmijëve
të emigrantëve që nuk e njohin shqipen e shkruar dhe të lexuar. Shqipja tek kjo
kategori ka arritur deri në një të folur çalamane.

 

Emigrantët dhe
zgjedhjet, a duhet të votojnë emigrantët?

A duhet të votojnë? Patjetër. Pa pjesëmarrjen
e emigrantëve në zgjedhje, kurrë zgjedhjet nuk mund të jenë reale.

 

Si mendon se
mund të zgjidhet ky problem?

Mendoj se zgjidhja më e mirë është që emigrantët të votojnë këtu ku janë. Kështu
veprohet dhe me shumë emigrant polak, rus, etj që janë këtu. Rrugët janë të
shumta dhe zgjidhja duhet gjetur. Nuk janë pak por janë afërisht 350 mijë
emigrant në moshë votuese që nuk marrin pjesë rregullisht dhe tërësisht në
votime. Disa ditë
më parë ndoqëm intervistën e Kryeministrit Edi Rama në televizionin News 24, ku
midis të tjerave u prek edhe problemi it ë drejtës së votimit të emigrantëve,
duke e bërë të pamundur që të arrihet në këto votime parlamentare të 2017. Ai në
këtë intervistë theksoi se “Është vonë dhe e pamundur të
bëjmë kaq shpejt regjistrimin dhe votimin për Emigracionin
”. Pra shpesa
u vra. Të votosh  është një e drejtë
kushtetuese, ku emigrantet kanë të drejtë jo vetëm të votojnë, por edhe të
votohen, jo vetëm të zgjedhin, por edhe te kenë të drejtë edhe për t’u
zgjedhur. E drejta e votës së emigrantëve duhet të realizohet në vendet ku
jetojnë dhe për mua versioni më i mirë është të votuarit në mënyrë elektronike,
duke mos patur as edhe një shpenzim. Kjo mënyrë duhet të bëhet edhe për vetë
faktin se ardhja në atdhe dhe votimi është I pamundur pasi në këtë krizë
emigrantëve u duhet të harxhojnë mbi 100 euro për njeri për të ardhur në Shqipëri.

 

Po në fakt ka pasur
organizime për ardhjen e emigrantëve për votime me autobus falas..?

Po, në këto  25- vite të emigracionit ka pasur raste të
tilla, po në përgjithësi nuk u kujtua njeri apo parti, për të drejtat reale të
emigrantëve. Në këto vite është vazhduar dhe organizuar votimi i
organizuar nga parti politike mes koordinatorësh të emëruar nga lart nga Tirana
dhe mes të korrupsionit të hapur me militantë të pa paguar prej firmave të autobusëve.
Në kësi rastesh emigrantët  sipas
preferencave politike kanë shkuar në Tirane e  kudo në Shqipëri dhe kanë
votuar atë parti që u ka afruar shërbimin (pra autobusin). Çfarë bënë dhe
çfarë fituan emigrantët nga këto votime të detyruara ? Asgjë, përkundrazi emigrantët
u harruan të parët nga partitë që i ftuan për votime dhe më pas i kthyen krahët
emigracionit. Harresa qe me ndërgjegje që politika shqiptare i bëri
emigracionit, ka bërë që të shihet më indiferentizëm në personat e partive që
mashtruan dje si edhe më parë. Sot emigracioni në Greqi për shkak të krizës se
hedh fare votën, duke përjashtuar fanatikët dhe militantët, apo miq e shok të
dikujt, nga disa tipa që si duket se e kanë hobi dhe kënaqen me hiçin. Emigracioni
shqiptar në Greqi para se të votojë duhet që vetë të përfaqësohet për të
drejtat e tij, të kërkojë me ligj të drejtat e qytetarit evropian. Duhet të
votojmë për veten dhe pastaj për politikën në Shqipëri. Marrëdhëniet mes
emigracionit dhe shtetit duhet të rregullohen me ligj, jo si është praktikuar
deri më sot, parti apo Dege Partie pa ligj dhe pa votë si dhe me nivel të ulët
arsimor nga fryn era,  por me bindje të hapur transparent e të vendosur në
bindjet e secilit në ide, që e përfaqëson emigrantin në grupimin dhe
aleancën  e grupimit politik opozitë apo mazhorancë. 

 

Po sot a ka
shenja racizmi ende ndaj emigrantëve shqiptarë?

Herë pas here shfaqen erëra të tilla raciste por të vogla
në numër. Sot ne jemi një komunitet i konsoliduar. Emigrantët shqiptarë kanë
treguar se dinë të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet. Dinë të punojnë në grup
dhe të shpalosin vlerat e tyre. Vlerat e vërteta intelektuale emigrantët tanë i
kanë shpalosur më së miri dhe kanë marrë vlerësimin maksimal të intelektualëve
grekë. Pra kjo fashitje e racizmit ka në themel punën tonë, përpjekjet tona,
inteligjencën tonë, korrektësinë tonë. Disa qarqe ultra nacionaliste hedhin
ndonjë shashkë por tashmë këto shashka nuk e ulin imazhin tonë. Nxënësit tanë
shkëlqejnë në shkollat greke. Sportistët tanë janë kudo në ekipet greke. Shumë
intelektualë shqiptarë janë menaxherë të firmave të fuqishme greke. Pra
rezultatet flasin qartë.