Pa një vendim gjykate, kryeplaku i kërkon dëmshpërblim kryesisë

151

DELVINË/ Me të vërtetë, ajo që ndodh me pleqësinë e fshatit Dhrovjan të Komunës së Mesopotamit në Delvinë, i kalon kufijtë e marrëzisë, madje të çudisë e të paradoksit. Kryeplaku i fshatit Dhrovjan hedh në gjyq për dëmshpërblim maxhorancën e kryesisë që e ka zgjedhur kryeplak, tre këshilltarë nga pesë që janë dhe pikërisht këshilltarët Vasil Kaliva, Thanas Mano e Jorgo Vidhuri. Arsyeja se pse kryeplaku i vetëshpallur padishah, është se këta tre persona, numra më parë në gazetën “Telegraf” kanë dhënë një intervistë, ku denoncojnë veprimet abuzive të kryeplakut të fshatit lidhur me transparencën financiare dhe prerjen e pyjeve të fshatit, administrimin e kullotave, dhënien e vatrës së kulturës për shfrytëzim privat dhe sipërfaqet e tokës bujqësore i kontrakton si kullota, si dhe probleme të tjera që lidhen me transparencën e funksionimit të qeverisjes vendore, por edhe pse kërkesat e anëtarëve të këshillit nuk merren parasysh as për mbledhje të kryesisë, e cila vajti mbi tetë muaj që nuk mblidhet. Tre këshilltarët e lartpërmendur, pas denoncimit në “Telegraf” kanë përsëritur kërkesën e tyre në këshillin e komunës dhe nën prefekturën e Sarandës më datën 09 Shtator 2013, ku kërkohet zbatimi i ligjit Nr:8480 datë 27/05/1999 (për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike), ku përcaktohet se kryesia e fshatit mund të shkarkojë me vendim kryetarin e fshatit dhe të emërojë me vendim kryetarin e ri, por që ky proces duhet të miratohet për tu zhvilluar me vendim të veçantë të këshillit të komunës, i cili cakton komision të përkatës për mbikëqyrjen dhe certifikimin e procesit”. Këtë thotë ligji, vijojnë kërkesën e tyre tre këshilltarët e Dhrovjanit ndaj këshillit të komunës, por që zvarritet kërkesa e tyre me muaj të tërë, kjo edhe pas premtimeve se do të mblidhet këshilli i komunës vetëm për të diskutuar kërkesën e kryesisë së fshatit Dhrovjan, por duhet këshillim juridik nga n/prefektura. Kjo qe mashtrim, se n/prefektura në shkresën e përgjigjes së kërkesës sonë me Nr: Portokolli 360/1, citon se këshilli i Komunës Mesopotam është i vetmi organ kompetent ligjor, i cili nëpërmjet rregullores së brendshme, ose të një rregulloreje të posaçme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kontrollon dhe merr masa për veprimtarinë e kryesive të fshatrave nën juridiksionin e komunës. Por edhe pas prononcimit shkresor juridik të protokolluar nga n/prefektura e Sarandës, zvarritja e këtij problemi eci deri sa tek tre këshilltarët “rebelë” që kërkojnë zbatimin e ligjit të shtetit dhe t’i thonë STOP abuzimeve me pasuritë publike të fshatit, mbërriti ankesa e çuditshme e kryeplakut në Gjykatën e Sarandës ndaj maxhorancës së këshillit, ose të emërtesës së tij, se e paskan dëmtuar rëndë personalitetin e tij me intervistën e dhënë në gazetë dhe u kërkon për shpifje ndaj personalitetit të tij, plotë 300 000 mijë lekë të reja si dëmshpërblim. Përsëri e pakuptimtë se si mund të kërkohet në një shkresë zyrtare një shumë parash pa vendim të gjykatës?! Por shkresa zyrtare me akuzën dhe shumën e parave për dëmshpërblim, ka mbërritur në duart e tre këshilltarëve nëpërmjet postës. Tre këshilltarët e Dhrovjanit kanë paraqitur dokumentet pranë gazetës “Telegraf” për presionin që u bëhet me mënyra për t’u tërhequr nga kërkesa e tyre, jo vetëm e shkarkimit të kryeplakut, por edhe të transparencës financiare në këtë fshat. Gazeta “Telegraf” në një nga numrat e sajë të kaluar trajtonte në një editorial me titull “Pushteti vendor në krizë”, pikërisht këto probleme të mosfunksinimit të kësaj qelize të qeverisjes vendore, si dhe abuzimet që kryepleqtë bëjnë me vulat e tyre në pasuritë publike të fshatrave të tyre.