Pa koment/ Policia prangos inspektorin e AKU, tjetri në kërkim

556
Sigal

Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë e Policisë Tiranë,  bazuar
në  pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”,
në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore “Task Forcë” në Prokurorinë e Gjykatës
së Shkallës së Parë Tiranë,  bëri ndalimin e shtetasit Indrit Korbi 37
vjeç, me detyrë inspektor AKU Qarku Tiranë. Ndalimi i tij u bë për veprën
penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer
në bashkëpunim”.  Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për
kapjen e shtetasit E.B, 33 vjeç, lindur në Gjilan të Kosovës, me detyrë inspektor
në AKU-Qarku Tiranë, me akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që
ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet e kryera, ka
rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit
të detyrës së tyre si  inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU), akuzohen
se i kanë kërkuar dhe marrë shumën 20.000 lekë të reja një subjekti privat
ushqimor, në shkëmbim të zhbllokimit të aktivitetit të tij, të bllokuar disa
muaj më parë nga AKU e Qarkut Tiranë.