OSHEE riparon defektet nga moti i keq

503
OSHEE ka njoftuar se janë riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq i ditëve të fundit në vend dhe shton se tashmë situata e furnizimit me energji elektrike është normalizuar. Sipas OSHEE-së, aktualisht janë vetëm 500 konsumatorë në mbarë vendin që vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë te të gjithë abonentët. OSHEE bën të ditur se ditën e sotme është vendosur në punë në nënstacionin e Orikumit edhe transformatori i ri.
Sigal