OSHEE qytetarëve: Kujdes energjinë, është rritur ndjeshëm konsumi

591
Jo vetëm në Tiranë por në shumë qytetet ditët e nxehta janë shoqëruar me ndërprerje të energjisë elektrike. Tharja e burimeve ujore ka bërë që të ulet prodhimi vendas i energjisë dhe pjesa më e madhe e konsumit ditor të sigurohet nga importi. OSHEE do shpenzojë 17 milionë euro në korrik. Kompania sqaron se situata problematike energjetike ne vend ka detyruar që tu bëjë thirrje qytetareve për të përdorur në mënyrë të kujdesshme energjinë elektrike. OSHEE thotë se ditët e fundit, për shkak të temperaturave të larta, konsumi i energjisë, është rritur ndjeshëm, dhe kjo ka bërë që operatori të ndërhyje në sistem. Ndërhyrjet janë stakimet. Duke qenë se parashikimet flasin për temperatura në nivele të larta edhe për ditët në vazhdim, OSHEE fton qytetarët që të përdorin me kujdes energjinë, në veçanti pajisjet elektroshtëpiake, kryesisht në oraret e pikut, 10.30 – 14.00 dhe 19.30 – 21 .00. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se edhe pse në një periudhe me prodhim të reduktuar energjie, janë marrë të gjitha masat për furnizimin e popullatës me energjinë e nevojshme.
Sigal