OSHEE-PD-së: “Paguani rregullisht dritat, për të tjerat thoni ç’të doni”

52
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me akuzat e selisë blu për tenderin e dhënë për ndërtimin e godinës së këtij institucioni.
OSHEE deklaron se kjo kompani nuk mund të pranojë kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, që sipas saj e lanë OSHEE-në rrugëve nëpër skuta të marra me qerara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe.
“Kompania jonë pranon çdo kritikë nga klientët dhe punon çdo ditë me bindjen se ka ende shumë për të bërë që t’u sherbejë klientëve siç e meritojnë. Por kompania jonë nuk i pranon kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, të cilët e lanë OSHEE-në rrugëve nëpër skuta të marra me qerara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe.Ne do të ndertojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë për të kursyer parate e qirave në vite si edhe per t’i sherbyer me dinjitet të plote klientëve”.
Për demokratët OSHEE ka dhe një porosi:
“Partisë së shkatërruesve të kompanisë kur ishin në pushtet dhe shpifësve profesionistë tani që janë në opozitë, u themi vetëm të mos harrojnë të paguajnë rregullisht dritat. Për të tjerat le të thonë ç’të duan!”